Ky projekt ka për synim parandalimin e dhunës me bazë gjinore duke integruar fuqizimin ekonomik, ngritjen e ndërgjegjësimit dhe ofrimin e mbështetjes psiko-sociale për gratë dhe vajzat nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Ky projekt reflekton një qasje gjithëpërfshirëse dhe shumë dimensionale, duke adresuar çështjet e dhunës me baza gjinore përmes edukimit, vetëdijesimit dhe fuqizimit personal e profesional, me qëllim të ndërtimit të një shoqërie më të drejtë dhe të barabartë.