OJQ Lady siguron një grup unik kompetencash bazuar në përvojën shumëvjeçare të ofrimit të trajnimeve për ndërmarrësi në Kosovë.
Kjo përvojë përfshinë implementimin e programeve të trajnimit në kuadër të projekteve të ndryshme të mbështetura në nivel ndërkombëtar dhe lokal, si dhe ofrimin e trajnimit të ndërmarrësisë për grupe të ndryshme pjesëmarrësish. Lady përbëhet nga personeli kyç me përvojë të konsiderueshme në menaxhimin dhe koordinimin e programeve për të gjitha komunitetet në Kosovë. Ne gjithashtu kemi qasje në rrjet të fortë të ekspertëve të ndërmarrësisë të cilët janë në gjendje të ofrojnë trajnime në standarde ndërkombëtare në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze. OJQ Lady ka një histori të gjatë të punës së suksesshme me autoritetet komunale për mbështetjen e krijimit të shumë bizneseve start-up të nisura nga gratë dhe të rinjtë nga të gjitha prejardhjet.
Që nga themelimi i saj, me bashkëpunimin e suksesshëm të stafit tonë profesional dhe partnerëve tanë, Lady ka kontribuar në zhvillimin dhe përfshirjen e një numri të madh të njerëzve në shoqëri dhe ekonomi të Kosovës. Në periudhën paraprake, OJQ Lady kishte bashkëpunim të ngushtë me organizatat vendore dhe kombëtare, institucionet qeveritare dhe akterët tjerë relevant për të zhvilluar dhe zbatuar projekte socio-ekonomike për promovimin dhe ndërtimin e besimit, njohjes dhe pranimit ndër-kulturor të grupeve të ndryshme të synuara.
Lady ka punuar ngushtë me të gjitha grupet dhe familjet e margjinalizuara, në mënyrë që të ofrojë iniciativa për krijimin dhe zhvillimin e suksesshëm të start-up bizneseve për t'u ofruar këtyre grupeve një mënyrë për të rritur standardin e jetesës.
Ne ofrojmë shërbime profesionale si këshillim, trajnime, shërbime ligjore, hulumtim dhe analiza të tregut, si dhe implementimin e programeve dhe projekteve socio-ekonomike.
Në sajë të rezultateve të arritura, përfaqësuesit e OJQ Lady u ftuan të marrin pjesë në IVLP - SHBA - "Gratë dhe ndërmarrësia", së bashku me 22 gra ndërmarrëse nga e gjithë bota, ku patëm një nder të veçantë të marrim letër mirënjohjeje nga Sekretarja Clinton për mbështetjen dhe punësimin e grave në Kosovë.
Aplikim për punë