Riintegrimi
Riintegrimi
Letër nga një i kthyer
 
Shkuarjet jashtë vendit, tek ne nuk janë diçka e re, çdo njëri kemi një shok apo të afërm i cili jeton jasht. Kur shikojmë gjërat nga një kënd tjetër kuptojmë se e gjitha kjo është pasojë e frikës, shumë lajme të kçija të cilat si zakonisht përhapen më shpejt se sa të mirat, mungesa e ides për të bërë diçka këtu në shtëpi dhe dëshira për të gjetur një zgjidhje univerzale e cila do ti zgjidhte krejt çështjet.
Jeta në mërgim është sikurse hulaja. Në fillim jeni të ngazëllyer me jetën e re, i rrethuar nga mosdija dhe larg nga e kaluara juaj. Atëherë kur kalon kjo fazë e fillimit dhe mjedisi i ri të bëhet shtëpi, fillojnë sfida të ngjajshme si më parë, por shumë larg nga shtëpia dhe në kontekstin në të cilin nuk jeni rritë. Fitoni etiketën e re dhe bëheni përgjithmon i huaj. 
Atje askush nuk ju pret. Ndërtoni gjithçka nga zero. Nuk ka rrugë në të cilat keni luajtur si fëmijë dhe as fqinjë i cili spontanisht ju përshëndet me shikim.  Gjithçka fillon nga zero. Zeroja është e rëndë. Koha kalon, por çka ndodhë? Nëse keni pas fat (sikur në shtëpi) jeni gjindur. Keni punë të mirë, keni blerë kerr të cilin moti e keni dashtë, huazuar shtëpi me oborr të madhë dhe aty dikund krejt ndalet. Në atë moment e vëni në pyetje ardhjen tuaj, ajo e cila ju ka tërhjekur nuk ju ka sjellë domosdoshmërisht atë që keni pritur, ndërsa nostalgjija bënë që ajo nga e cila keni hekur dorë të vlejë shumë më shumë se kjo që keni. Dhe prap pyetja e re: “Pse kam ikur”? Ky është hap fisnik nëse keni dëshiruar t´u siguroni fëmijve të ardhme më të mirë, mirpo shpesh edhe sakrific e madhe për diçka, çka ndoshta për 15 apo 20 vjet nuk ka me ndodhë.
 
Autor anonim
 
Projekti i cili ju jep përgjigjje në pyetjet:
A është migrimi me të vërtetë zgjidhje?
Çka dhe si mund të mbërri në vendim tim?
List of videos
Women Book
Women Book 60 inspiring stories of women from the Western Balkans
Kujtesë
Kujtesë Falenderimi është çelësi i suksesit
Me Secretary Hillary Clinton
Me Secretary Hillary Clinton Ishte një nder i veçantë
Letër falenderimi
Letër falenderimi Letër motivimi
"Bota e grave" në Prishtinë
"Bota e grave" në Prishtinë Gratë e botës me gratë e Kosovës
"Bota" në një vend
"Bota" në një vend Të gjitha jemi të njëjta
Të dashur miq
Të dashur miq Në një kompani me gra të suksesshme